Dalin emrat e personave që shitën dhe blenë të dhënat e 650 mijë qytetarëve shqiptarë. Ata janë Eni Qirjako, Andi Agaraj, Klodian Sota dhe Endri Ikonomi.

Drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës Elisabeta Imeraj në një konferencë për mediat tha se skandali i pagave ndodhi si pasojë e shitjes së të dhënave personale nga dy punonjës të Tatimeve, specialistë IT tashmë të arrestuar, te palë të tjera edhe këta nën pranga.

Qirjako dhe Agaraj akuzohen për veprën penale “shpërdorim detyre” kryer në bashkëpunim.

Shtetasi Klodian Sota ia ka dhënë materialet e marra nga kolegia Eni Qirjako në të gjitha rastet kundrejt vlerës 20 000 lekë sa herë që ai i ka dhënë të dhënat e kërkuara. Nga hetimi është konstatuar se këto të dhëna pasi shtetasja Eni Qirjako, ia kalonte në e-mail në programin We Transfer, i ka shkarkuar në kompjuterin e tij të punës dhe pastaj i ka kopjuar në CD, dhe ia ka dërguar dorazi në periudha të ndryshme kohore shtetasit Klodian Sota.

Nga aktet e administruara konstatohet se shtetasi Klodian Sota, të dhënat e pagave të nxjerra nga databasa e “Sistemit Cats”, Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve Tiranë, të marra nga shtetasi Andi Agaraj, punonjës i IT në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, ia ka dhënë shtetasit Endri Ikonomi kundrejt një shpërblimi prej 20 000 deri në 30 000 lekë.

Gjithashtu nga veprimi hetimor është konstatuar se me procesverbalin e sekuestrimit të datës 28 dhjetor 2021, policia gjyqësore ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale në banesën e shtetasit Klodian Sota një Hard Disk të jashtëm, në të cilin dyshohet se gjenden të gjitha të dhënat e pagave të nxjerra nga databaza e “Sistemit CATS”, Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve Tiranë, të marrë nga shtetasi Andi Agaraj.

Lexo edhe: