Komisioni hetimor “Për trajtimin e të dhënave të sistemit TIMS do të zhvillojë mbledhje më datë 2 korrik 2024. Në këtë datë, do të zhvillohen seancat dëgjimore me disa dëshmitarë.

Kryetari i Komisionit Hetimor për sistemin TIMS Ervin Salianji ka vendosur që të thërrasë të dëshmojnë Vlora Hysenin, drejtoreshë e Shërbimit Informativ të Shtetit; Florian Sulejmanin, drejtor i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore; Ardi Veliu, ish-drejtor i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore.

Rendi i ditës në mbledhjen e Komisionit Hetimor për sistemin TIMS më 2 korrik, dëshmitarët që do thirren:

Ora 11:00 – Znj.Vlora Hyseni, Drejtore e Shërbimit Informativ të Shtetit;

Ora 12:00 – Z. Florian Sulejmani, Drejtor i Agjencisë së Mbikqyrjes Policore;

Ora 13:00 – Z. Ardi Veliu, Ish- Drejtor i Agjencisë së Mbikqyrjes Policore;