Exit poll-et e para nga zgjedhjet parlamentare në Francë tregojnë kryesimin e partisë së Marine Le Pen, ashtu siç edhe pritej.

Tubimi Kombëtar (Marine le Pen): 33% të votave
Fronti i Ri Popullor (e majta): 28.5% të votave
Aleanca qendrore e Ansamblit (Presidenti Macron): 22%
Republikanët: 10.5%

Dalin "exit poll"-et e para nga zgjedhjet në Francë, partia

Për sa i përket partive të tjera, republikanët janë në 10.5%, ndërsa midis 0.5% dhe 2% kanë partitë e majta dhe të djathta ekstreme që hynë në zgjedhje jashtë koalicioneve.

Rezultatet e exit poll-it të Le Monde janë të ngjashme, duke i dhënë Tubimit Kombëtar të Le Pen 34%, Frontit të Ri Popullor 28.1% dhe Rilindjes së Macron 20.3%.