Enejd Laçi dhe Erildi Laçi janë dy vëllezërit që humbën jetën tragjikisht në aksidentin e rëndë në Fushë-Prezë, së bashku me kushëririn Andi Laçi dhe shokun e tyre, Enrikejd Kurti, pasi makina ku po udhëtonin u përplas me një betoniere.

Ndërkohë është publikuar edhe foto e makinës tip Benz, ku udhëtonin 4 viktimat, e cila pasi u përplas me betonieren u përfshi nga flakët duke bërë që të rinjtë të digjeshin brenda mjetit.

Mësohet se pranë vendit ku ndodhi ngjarja tronditëse ndodhej pika e betonit dhe betonieria sapo kishte dalë në rrugë. Mjeti ka qenë në lëvizje, kur Benz-i ku udhëtonin viktimat ka ardhur nga pas dhe e ka goditur.

DALIN FOTOT/ Tragjedia në Fushë Prezë! Ky ishte mjeti me të

Benz-i ka shpërthyer menjëherë në flakë, duke u marrë jetën 4 të rinjve, që u dogjën brenda makinës.

Shkaqet e aksidentit janë të paqarta, teksa policia dhe grupi hetimor kanë nisur hetimet për këtë ngjarje fatale.