Futbollisti i Kosovës, Mërgim Vojvoda, është përfshirë në një aksident automobilistik në Torino. Mbrojtësi i Torinos ndodhej në bordin e “Mercedes C-Class AMG” të tij, kur është përplasur me një “Jeep Renegade” të kuq. Fotot e publikuara nga “Torinocronaca.it” tregojnë dëmtimin e makinave, çka dëshmon se përplasja ka qenë e fortë mes dy makinave. Për fat të mirë, nga pamjet mund të shohim edhe vetë Vojvodën dhe personi në xhipin e kuq duke qëndruar me këmbët e tyre, në gjendje të mirë.

Policia mbërriti menjëherë në vendngjarje dhe nisi të hetojë për shkaqet e aksidentit, teksa media italiane raporton se makina Mercedes e Vojvodës ka pësuar dëmtime të shumta. Gjithsesi vetë mbrojtësi i Kosovës ia ka hedhur paq, pasi është mbrojtur nga air bag-ët dhe ka dalë nga makina pa asnjë plagë, duke udhëtuar menjëherë drejt qendrës stërvitore të Torinos, ku ka kryer edhe seancën e trajnimit nën urdhrat e Juriç. Asnjë problem për fat të mirë për mbrojtësin Mërgim Vojvoda, që do të jetë në dispozicion të Torinos edhe në sfidën e fundjavës përballë Atalantës së Berat Gjimshitit.