Reme Lala u zgjodh deputete në qarkun e Dibrës nën siglën e PDIU-së në qershor të këtij viti. 21-vjeçarja është studente e Ekonomikut dhe këtë gusht përpara hyrjes në parlament ka vendosur t'i japë fund beqarisë.

Ceremonia është organizuar në vendlindjen e saj, në fshatin Muhur të Dibrës, në ambientet e jashtme të një resorti buzë Drinit. Në fejesë kanë qenë miq dhe familjarë dhe vetëm dy deputetë të PDIU-së në Elbasan, Aqif Rakipi dhe Bujar Muça. Nuk ka qenë i ftuar kryetari i PDIU, Idrizi apo numri 2 i partisë Mesila Doda.

Festa, që ka zgjatur disa orë, ka pasur edhe këngëtarë të ftuar, mes të cilëve këngëtarja e muzikës popullore Dava Gjergji si dhe këngëtari korçar Endri Prifti. 

Ndërsa lidhur me partnerin e saj nuk ka shumë të dhëna. Ajo që dihet është se janë moshatarë dhe janë njohur që në gjimnaz. /opinion.al/