Mediat në Greqi kanë publikuar disa foto, ku pretendohet se janë të kryeministrit Aleksis Tsipras gjatë pushimeve verore të 2018-s.

Fotot janë bërë publike në rrjetet sociale nga gazetari Aris Prossalte të dielën pasdite dhe deri më tani nuk ka pasur asnjë reagim, as konfirmim apo përgënjeshtrim nga zyra e Kryeministrit.

Mediat shkruajnë se kryeministri Tsipras shfaqet i relaksuar në një jaht luksoz, pronari i të cilit ende nuk dihet. Madje as vendi ku janë shkrepur fotot është i panjohur.