Një ditë pasi kryeministri Edi Rama propozoi emrin e Elisa Spiropalit për kryetare të kuvendit, deputetët socialistë po firmosin në mbledhjen me dyer të mbyllura të Grupit të PS.

Më shumë se 30 deputetë kanë firmosur për propozimin si kryetare Kuvendi Elisa Spiropalin.

Rama ka mbledhur sot grupin parlamentar, ku ka falënderuar ministrat e ndryshuar dhe të larguar nga qeveria për punën e bërë, por ka theksuar se tani ai është koha për të forcuar punën në Parlament.

Sot pritej të zhvillohej seanca e jashtëzakonshme parlamentare në orën 18:00,  ku do të votohej kryetarja e re e Kuvendit, Elisa Spiropali dhe do të kalonin dekretet e Presidentit Bajram Begaj për ministrat e rinj të qeverisë Rama, por është shtyrë për ditën e nesërme.