Të akuzuarit për vrasjen e Mehmet Qemës, ngjarje e ndodhur në lagjen “5 Maji” mbrëmjen e 10 majit kanë dalë sot para Gjykatës së Tiranës.

Ndaj Marjus Dema, i dyshuar i për vrasjen e 27 vjeçarit Qema prokuroria do të kërkojë “arrest me burg” ndërsa do të kërkohet “arrest shtëpie” për shokët e tjerë Blerim Hoti, Erlin Peka, Xhuliano Koçi dhe Frenkli Myftari si dhe “Detyrim me paraqitje” për Eder Pjetra dhe Marjus Halili.

Dema, u vetëdorëzua disa orë pas krimit, ndërsa para grupit hetimor tha se ishte i tronditur nga ajo që kishte ndodhur. Sipas tij, ai nuk e dinte që pistoleta kishte plumb.