11 qershor 2015 – Sot janë publikuar listat e notave për Gjuhë-Letërsinë të 46 mijë maturantëve në mbarë vendin.

Agjencia Kombëtare e Provimeve ka përfunduar korrigjimin e testeve të Gjuhë-Letërsisë dhe notat e provimit të Gjuhë-Letërsisë janë gati.

Të gjithë maturantët mund të kontrollojnë notën e tyre, nëpërmjet barkodit që u kanë dhënë shkollat e mesme.

Rezultatet e provimit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë mund t'i gjeni në këtë link:

https://drive.google.com/file/d/0B1KzhdzdWmSPMm45M0lRcWVvNnc/view

/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/