Një krim që kalon kufijtë e njerëzores ka tronditur Pakistanin, ku një vajzë 7-vjeçare është rrëmbyer, përdhunuar dhe më pas është vrarë.
Nga hetimet e deritanishme, dyshohet se vogëlushja ka rënë pre e një vrasësi serial. “Daily Mail” raporton se kjo përforcohet pas daljes së disa pamjeve filmike, ku ajo shihet duke ecur me një person i cili mendohet se vrasësi serial.
Reagimet për këtë histori të rëndë kanë qenë të shumta, ndërsa edhe personazh publik kanë bërë thirrje për drejtësi për Zainab Ansari 7-vjeçare.





