Zbulohet se drejtuesi i mjetit i cili u përplas me 11 makina të parkuara në rrugën Transballkanike në Vlorë është Kreshnik Lilaj.
30-vjeçari Kreshnik Lilaj mban postin e drejtorit të Mjedisit në Vlorë.
Të dhënat e para të policisë në Vlorë tregojnë se ai kishte drejtuar makinën në gjendje të dehur. Për shkak të alkool-it, ka humbur kontrollin dhe drejtimin e mjetit.
Vetë drejtuesi Kreshnik Lilaj, ka shpëtuar me lëndime te lehta, por dëmet materiale të shkaktuara në vendngjarje janë të mëdha.





