Dalin pamjet filmike të aksidentit të 20-vjeçares në vijat e bardha në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën Ismail Qemali ndërsa shoferi Sadik Përpunja u largua nga vendi i ngjarjes pas aksidentit, por është arrestuar më vonë.

Në njoftimin zyrtar policia thotë se pas marrjes së njoftimit se një automjet me drejtues të paidentifikuar kishte aksidentuar shtetasen E. M., 20 vjeçe, në vijat e bardha, në rrugën “Ismail Qemali”, dhe më pas ishte larguar, kanë organizuar menjëherë punën për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit.

Policia e ka identifikuar dhe kapur shpejt drejtuesin dhe ka kryer arrestimi i tij, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.