Dalin pamjet kur iu vu zjarri pak pas mesnatës, makinës së pedagogut Arben Haxhihymeri në Elbasan.

Policia ka zbuluar se zjarri ishte i qëllimshëm dhe ka nisur hetimet. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Qemal Stafa” dhe “Benz”-i ishte i parkuar poshtë shtëpisë së pronarit 62-vjeçar.

Siç shikoni dhe nga pamjet e siguruara nga “ABC News”, është një djalë i ri me kapuç, ai që i hedh benzinën makinës dhe më pas i vë flakën.

Policia ende nuk ka gjetur se cili është autori. Por po punohet për zbardhjen e plotë të identitetit të tij.