Një tjetër video e xhiruar brenda ambjenteve të shtëpisë të ish-çiftit mbretëror Princ Leka dhe Elia Zaharisë po qarkullon nëpër rrjet.
Në një video të re, shihet momenti kur Gjergj Zaharia, babai i aktores, ka në dorë një statujë druri.
Të njëjtin pretendim ka thënë në polici edhe Princ Leka, i cili ka deklaruar se është sulmuar nga Gjergj Zaharia. Princi pretendon se ish-vjehrri e ka goditur me statujë në ambientet e oborrit mbretëror.
Babai i Elia Zaharisë ka mohuar në polici të ketë sulmuar Princin duke deklaruar se është i moshuar dhe kjo nuk është e mundur fizikisht.