Një aksident ka ndodhur disa ditë më parë në Pogradec.

Në pamjet e publikuara sot nga aksidenti shihet se si një makinë me shpejtësi ka marrë para një person me biçikletë.

Në njoftimin e Policisë, thuhet se i aksidentuari ndodhet në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 11.12.2022, rreth orës 18:50, në lagjen nr. 1, Pogradec, shtetasi A. K., duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka aksidentuar biçiklistin A. V., rreth 30 vjeç, banues në Pogradec, i cili aktualisht ndodhet në spitalin e Pogradecit nën kujdesin e mjekëve. Me drejtuesin e automjetit po kryen veprimet e mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.