Të gjithë e dinin se Ronaldo dhe Georgina Rodriguez do të martoheshin, por askush nuk kishte informacione për vendin apo kohën. Detajet dhe pamjet e para u bënë publike këtë të hënë.
Ceremonia martesore intime u zhvillua në shtëpinë e çiftit në Cascais, Portugali, më 11 gusht, ora 13:30, fiks 10 vite pas takimit të tyre të parë në një dyqan Gucci, ku Georgina punonte si asistente shitjeje.
Të pranishëm ishin vetëm 9 persona: 5 fëmijët, një mik i Ronaldos, motra e Georginës dhe dy miq të përbashkët. Pamjet tregojnë nusen dhe fëmijët teksa përgatiten për dasmën dhe momentin e celebrimit.
Duke folur për revistën Vogue, Georgina tha se fëmijët e tyre ishin në qendër të vëmendjes gjatë ceremonisë, sepse ajo dhe Ronaldo u rritën nga familje jo shumë të rregullta, prandaj donin t’u tregonin atyre vlerën e të mos pasurit asgjë dhe të të pasurit gjithçka.
Sa i takon veshjes, nusja e re zgjodhi një kostum të bardhë klasik të Guccit, të cilin e shoqëroi me bizhuteri të mëdha e të rralla që kanë tërhequr vëmendjen e botës. Ronaldo dhe Georgina kanë qenë që prej fillimit të lidhjes së tyre një nga çiftet më të komentuara në showbiz-in botëror.





