Mediat greke kanë publikuar pamje nga banesa e çiftit Cenko në Ambelokipu të Athinës, ku u gjet e vrarë me çekiç 32-vjeçarja Alba Cenko.
Ngjarja tragjike ndodhi në Ampelokipous, Greqi, ku vrasësi 39-vjeçar vrau të shoqen me çekiç dhe më pas fshehu trupin e të ndjerës në papafingon e banesës së tyre.
Përgjatë javës kur trupi i të ndjerës qëndroi në papafingo, Kastriot Cenko bëri çdo tentativë për të mbuluar krimin makabër.
Përmes telefonit të bashkëshortes, që i mori jetën në mënyrë tragjike, ai i shkruante mesazhe të afërmve të Albës dhe fëmijëve të tyre në mënyrë që ata mos të bëheshin merak e të mos ta denonconin të zhdukur.
Dyshimet janë se krimi në familjen shqiptare ka ndodhur për shkak të xhelozisë së Kastriot Cenkos për bashkëshorten e tij 32-vjeçare.
Krimi ka ndodhur në banesën e çiftit në Ambelokipus, teksa dy djemtë të moshës 9 dhe 12-vjeç po flinin gjumë. Pasi ka mbështjellë trupin e gruas me çarçaf e ka vendosur në papafingo, ku e ka lënë për 1 javë derisa ditën e djeshme (5 Dhjetor) telefonoi policinë duke rrëfyer vrasjen.
Dyshohet se fillimisht e ka goditur gruan me çekiç në kokë dhe më pas e ka mbytur me duar.