Gazetari dhe moderatori i 'Opinion', Blendi Fevziu, është një ndër figurat më të njohura e më të komentuara të showbizit shqitar. Ai ka rënë shpesh në sy të ndjekësve me postimet e tij në Instagram, ku shfaqet duke udhëtuar në vende të ndryshme të botës.
Këtë të diel, gazetari ka vendosur ta kalojë në shtëpi. Ai ka publikuar në Instastory pamje nga pishina e vilës së tij dhe në një tjetër video të postuar, shfaqet duke notuar në të.
Siç mund të dallojmë nga postimet e Fevziut, shtëpia luksoze e gazetarit është e rrethuar nga gjelbërimi dhe qetësia.





