Të paktën 2 persona kanë vdekur dhe 20 të tjerë janë shënuar të zhdukur pas rrëshqitjes së dheut në qytetin japonez të Atamit.

Në një deklaratë guvernatori lokal Heita Kawakatsu tha se ekipet e shpëtimit po punojnë për të gjetur personat e zhdukur pasi rrëshqitja e dheut rrëmbeu disa rreshta shtëpish në qytet.

“Një lumë me baltë shpartalloi shtëpi dhe njerëz. Ekipet e shpëtimit po punojnë për të gjetur personat e zhdukur pasi rrëshqitja e dheut rrëmbeu disa rreshta shtëpish në qytet. Toka lëshoi vendin nën reshjet e rrëmbyeshme duke krijuar një lumë baltë që ka zhdukur shtëpitë dhe banorët dhe duke prerë një rrugë nacionale”– tha ai.

Rrëshqitja e tokës u shkaktua nga reshjet e dendura të shiut që prej ditësh po prekin të gjithë rajonin.