DurrësLajm” publikon pamjet nga vendi i depozitave të gazit në Porto Romano, ku mëngjesin e sotëm u përfshi nga flakët.

Sipas policisë, ngjarja ndodhi rreth orës 08:30 dhe me ndërhyrjen e menjëhershme të zjarrfikësve, zjarri u fik.

Fatmirësisht nuk pati të lënduar por vetëm dëme të vogla materiale.