Publikimi i një videoje në rrjetet sociale ku dukej qartë dhuna e ushtruar ndaj disa grave në një restorant në qytetin Tangshan në Kinë, ka shkaktuar zemërim dhe reagim te qytetarët.

Nëntë persona janë arrestuar lidhur me këtë incident, mes të cilëve edhe 2 gra.

Siç duket në pamje, një burrë hyn në restorant dhe i afrohet tavolinës ku qëndrojnë dy gra dhe fillon te prekë njërën prej tyre. Gruaja tenton ta largojë. Por pas rezistencës, burri e godet në fytyrë. Mes të dyve fillon një përleshje, ndërsa përfshihen edhe miqtë e gruas duke u përpjekur të ndalojnë sherrin.

Por edhe ato sulmohen nga burri në fjalë dhe nga një grup tjetër personash të cilët godasin pa mëshirë gratë, duke i grushtuar, shkelmuar dhe tërhequr nga flokët.

Video shkaktoi zemërim publik dhe nxiti një protestë për sigurinë e grave në vend dhe dhunën sistematike të ushtruar ndaj tyre.

Për të hetuar këtë çështje sensitive, autoritetet e transferuan hetimin penal në tjetër qytet.