Policia e Durrësit ka identifikuar dhe vënë në pranga një hajdut 44-vjeçar, i cili i vodhi me dhunë çantën një gruaje në rrugë.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, menjëherë pas njoftimit se në rrugën “Mujo Ulqinaku”, një shtetas i kishte vjedhur me dhunë çantën e dorës, një 54-vjeçareje, kanë organizuar punën me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit.
Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore, u bë i mundur identifikimi dhe kapja e autorit të dyshuar të vjedhjes, shtetasit I. Biba, 44 vjeç, banues në Durrës, i cili në përfundim të veprimeve u arrestua për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.
Çanta e gruas u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Ndërkohë në videon më poshtë mund të shihni edhe momentin gjatë “aksionit” të 44-vjeçarit.