Gazeta greke “To Vima” ka publikuar pamjet e kamerave të sigurisë që kanë filmuar momentin e vrasjes së një të burgosuri shqiptar në burgun e Koridhalos.
Sipas gazetës greke, ngjarja ka ndodhur më 14 janar të këtij viti, dhe sikurse duket në pamje, dy persona kanë sulmuar me thika duke e goditur disa herë të burgosurin shqiptar.
Bëhet fjalë për vrasjen e shqiptarit Arbër Bako 36 vjeç. Ky i fundit duket i gjakosur nga godijet me thikë dhe dërgohet me urgjencë në spital, por nuk mundi t’u mbijetojë plagëve.
KUSH ISHTE ARBËR BAKO
Arbër Bako ishte një emër i njohur për drejtësinë greke dhe për publikun. 36-vjeçari vuante dënimin në burgun Koridhalos për një ngjarje të rëndë të ndodhur në vitin 2014. Në muajin nëntor të këtij viti, Bako qëlloi me kallashnikov në një lokal në Pire duke lënë të plagosur 14 persona. Shqiptari dyshohej gjithashtu si një nga porositësit e vrasjes së avokatit grek Antonopoulos. Policia helene e kishte cilësuar 36-vjeçarin si një individ me profilin e një vrasësi serial.
Vrasja e Arbër Bakos është konsideruar nga mediat greke si pjesë e të ashtuquajturës “kontratat e vdekjes”. Ai ka qenë pjesë e mafias që vepron në burgun e Koridhalos, ku vuajnë dënimet shqiptarë e grekë të dënuar për krime të rënda.
14 JANAR 2019
Arbër Bako u vra më 14 Janar 2019 brenda burgut të Koridhalos-it. Kanë qenë dy të burgosur që qëlluan me thikë 36-vjeçarin, teksa njëri prej tyre e mbante nga krahu dhe tjetri e qëllonte. Autorët janë një 34-vjeçar shqiptar dhe një 25-vjeçar grek. Sipas mediave greke, Bako dyshohet se e vra për të mos spiunuar bashkëpunëtorët.
/tvklan.al





