Dalin përgjigjet e provimit të Gjuhes Shqipe dhe Letersisë për Maturën Shtetërore.
Mesditën e sotme, Qendra e Shërbimit Arsimor ka publikuar në faqen e saj te seksioni Matura Shtetërore, rezultatet e testit.
Me notën 10 janë vlerësuar vetëm 2.45% ose 760 maturantë, ndërsa 3.11% janë mbetësa. Në numrin e vogël të maturantëve që kanë marrë notë maksimale duket se ka ndikuar edhe testi, që u kontestua me protesta.
Testi i Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë shkaktoi pakënaqësi të mëdha te maturantët, të cilët protestuan për disa ditë para Ministrisë së Arsimit. Sipas tyre, provimi ishte i ndërtuar me pyetje subjektive dhe disa alternativa që nuk ishin pjesë e programit mësimor që ata kanë zhvilluar.
Tashmë priten rezultatet e provimit të Matematikës dhe Lëndës me Zgjedhje, teksa një dittë më parë u publikuan ato të gjuhës së huaj.





