Autoriteti Portual Durrës ka publikuar shifrat zyrtare të lëvizjes së pasagjerëve dhe automjeteve në Terminalin e Trageteve për muajin janar 2025.

Kështu, në janar 2025 nëpërmjet trageteve kanë udhëtuar:

*54,000 pasagjerë

*20,474 automjete

Hyrje dhe dalje të pasagjerëve

*Kanë hyrë në Shqipëri: 12,927 pasagjerë

*Kanë dalë nga Shqipëria: 40,996 pasagjerë

Gjatë kësaj periudhe, tragetet kanë kryer 79 lundrime nga/drejt pikës kufitare detare të Durrësit, duke transportuar gjithashtu edhe mallra të ndryshme me kamionë dhe trajlera.