Do të dalin para Gjykatës ditën e sotme 45 të arrestuarit në Elbasan nga operacioni “Rrjeti”, kundër trafikut të drogës dhe armëmbajtjes pa leje.

Bëhet me dije se masat e sigurisë në Gjykatën e Elbasanit janë shtuar pasi bëhet fjalë për një numër të marr të arrestuarish që do të paraqiten në Gjykatë.

Prokuroria kërkon të caktohet masa “arrest me burg” për 37 nga të ndaluarit, “arrest shtëpie” për 5 nga të ndaluarit dhe “detyrim paraqitje” 3 persona.

Kujtojmë që operacioni u zhvillua më 29 qershor, kun ë pranga ranë 45 persona si dhe u shpallën në këkrim 7 të tjerë. Operacioni u zhvillua në qarkun e Elbasanit, ku është  shtrirë në Cërrik, Belsh, Librazhd dhe Pogradec.

Si rezultat i këtij aksioni janë sekuestruar , lëndë narkotike të llojeve të ndryshme, një armë zjarri  tip automatik, 51 milion lekë, 15 mijë euro dhe disa franga zvicerane.

Sipas policisë, nga hetimet tremujore është zbuluar se grupet kriminale në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike kishin ndarë territorin ku vepronin në zona të ndryshme.