Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm ka kallëzuar policët, të cillët shoqëruan Dritan Dajtin për trajtim në një klinikë private.
Në një njoftim për mediat, SHKBB thotë se efektivët nuk kanë zbatuar rregullat e shoqërimit si edhe nuk kanë vlerësuar si duhet situatën, ndaj edhe për këtë arsye ka kallëzuar ata për shpërdorim të detyrës.
Sipas SHKBB, për lëvizjen e Dajtit duhej vënë në djeni drejtori i burgjeve dhe policia duhet të bënte analizë riskun për situatën.
Më tej, SHKBB duhet të verifikohej mirë gjendja shëndetësore e Dajtit, ndërsa nga ana e policisë të kallëzuar mungon vendimi i arsyetuar për lëvizjen e tij.
Më herët, Ministria e Drejtësisë ka shkarkuar një sërë punonjësish duke i akuzuar për një sërë shkeljesh për vendimin për të lejuar daljen e Dritan Dajtit nga qelia, i cili është dënuar me 25 vite burg për vrasjen e katër policëve në vitin 2009.





