Dalja e lumit Vjosa nga shtrati ka bërë që uji të kalojë mbi urën e vjetër të Mifolit.
Deri në këto momente në Novoselë janë evakuuar 13 familje, pasi banesat e tyre u përmbytën nga reshjet e shiut.
Urdhër për evakuim janë dhënë edhe për banorët e Sukthit dhe Katundit të Ri në Durrës dhe në Fier.
Kujtojmë se prej tre ditësh, Shqipëria vijon të jetë e përmbytur për shkak të reshjeve të dendura të shiut, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme.





