Itali, 21 qershor 2014 – Policia italiane nëpërmjet operacionit “Magic Money” neutralizoi një rrjet shpërndarësish eurosh falso në rajonin e Markes dhe të Kampanisë. Policia arriti të sekuestrojë kartëmonedha false të cilësisë së lartë, me prerje 20 dhe 100 euro, në shumën 300. 000 euro.
Karabinierët ushtruan 25 kontrolle dhe arrestuan 7 persona. 6 prej të ndaluarve ishin shtetas italianë, ndërkohë personi i fundit i vënë në pranga ishte shqiptarja Dallandyshe Gjordeshi, me banim në Milano. U paditën penalisht 18 persona, ndër të cilët edhe shqiptarët R.J., 30 vjeç dhe Z.G., 29 vjeç. Këta dy shqiptarë akuzohen për mashtrim duke kryer pagesa me kartmonedha (euro) të falsifikuara.
Rrjeti i parave falso ishte ndërkombëtar me shtrirje në Kroaci (nga vinin eurot transit) dhe Francë, ku xhandarmëria franceze arrestoi 4 persona dhe sekuestroi 3000 bankënota të prerjes 20 euro, me vlerë 60 000 euro.
/gje. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





