Një breshkë deti gjigande është shfaqur pasditen e sotme në bregdetin e Durrësit.
Breshka e ngordhur ka dalë në breg të detit e shtyrë nga dallgët në zonën bregdetare në lagjen nr.1 në zonën e Sfinksit.
Kafsha ujore ka mbledhur rreth vetes dhjetëra kureshtarë.
Nuk është hera e parë që në ujërat shqiptare, kryesisht në Adriatik shfaqen breshka gjigande.





