·        Varfëria “sjell” Lazaratin në malet e Çudhisë dhe tritolin në fusha

DURRËS, 28 mars 2014 –  “Vëllai” i madh i pasur, “vëllai” i vogël trokë, brenda një qarku ka dallime të habitshme.

Sipas të dhënave zyrtare, në qarkun e Durrësit ka diferenca të mëdha në shpenzimet për personelin e njësive të qeverisjes vendore: bashkia e Krujës shpenzon 6 herë më shumë se Durrësi për personelin, por i shërben një popullsie 12 herë më të vogël se Durrësi.

Po ashtu ka pabarazi të skajshme në nivelin e të ardhurave që sigurohen nga njëra njësi vendore te tjetra: komuna në Çudhi në rrethin e Krujës siguron vetëm 1 euro për një banor nga të ardhurat vendore, kurse komuna e Xhafzotajt në rrethin e Durrësit siguron 74 euro për një banor.

Me sa duket, kjo mund të jetë dhe një nga arsyet pse lulëzon “biznesi” lazaratas i kultivimit të kanabisit në malet e zonës së varfër të Çudhisë.

Jo vetëm për drogën, rrethi i varfër i Krujës shquhet në Shqipëri si “kryeqytet” i tritolit.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/