Ish-ministri dhe deputeti i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri është prekur nga Covid-19.
Lajmin e ka dhënë vetë Gjiknuri përmes një postimi në rrjetet sociale.
“Të nderuar miq! Pas testimit për COVID 19, rezultova pozitiv, me simptoma të lehta.
Në përputhje me protokollin shëndetësor kam filluar trajtimin mjekësor në kushtet e karantinimit.
Gjej rastin të ju bëj thirrje të respektoni maksimalisht këshillat e autoriteteve shëndetësore, si mbajtja e maskës, distanca sociale dhe larja e duarve.
Ju uroj të gjithëve shëndet!”, shkruan Gjiknuri.





