ROME– Një nga shkrimtarët më të shitur vitet e fundit rikthehet me një vepër të re për lexuesin. Autori i bestsellerit “Kodi i Da Vinçit”, Dan Brown këtë herë vjen me një tjetër triller, të titulluar “Ferri”.
Ngjarja e librit që do të dalë në Itali, SHBA dhe Angli më 14 maj janë vendosur në vendin fqinjë Itali. Libri që Brown do të hedhë në treg është vazhdim i botimit të tij të mëparshëm, “Simboli i humbur”.
Romani do të ketë sërish për protagonist Robert Langdon, studiuesin e simboleve në Harvard, personazhin që ka zbardhur enigmat e librave të mëparshëm të shkrimtarit të njohur.
Titulli i librit të fundit të Brown u publikua sot përmes mediave sociale me një mozaik të krijuar nga Hiperactivate.com.