Dani Alvesh shpërthen ndaj drejtuesve të Barcelonës, të cilët i bën pëgjegjës për largimin e tij nga blaugranat në fundit të sezonit të kaluar. 33-vjecari theksoi në një intervistë për mediat spanjolle se nuk mund të qëndronte më shumë te kampionët në fuqi të La Ligas, përderisa nuk ndiente mbështetjen e klubit.
“Më pëlqen kur njerëzit më duan, por kurrsesi nuk mund të qëndroj në një ambient ku nuk më duan. Gjatë tre sezoneve të fundit te Barcelona, flitej gjithmonë për një largim timin të mundshëm, por asnjë nga drejtuesit nuk erdhi dhe të ma thoshte në sy. Nuk treguan respekt ndaj meje, por u sollën pa respekt dhe mirënjohje. Erdhën dhe më ofruar rinovimin e kontratës vetëm pasi FIFA u bllokoi merkaton. Në këtë situatë vendosa ta rinovoja kontratën, por me një klauzolë që në fund të sezonit do të isha lojtar i lirë.”
Sigurisht që nuk mund të mungonin pyetjet për aventurën e tij te Juventusi ku është aktkivizuar në vetëm 11 ndeshje të Serisë A. Juventusi ka një skuadër të aftë për ta fituar Championsin. Por në Itali janë shumë supersticiozë, kështu që më mirë të flasësh me zë të ulët për këtë temë.”Përtej futbollit pasioni i Dani Alves është muzika dhe nuk është rastësi që dëshirsa e tij është të bëhet këngëtar. Një ëndërr në sirtar që mund të bëhet realitet shumë shpejt, pasi nuk do të jetë e largët dita që të varë këpucët në gozhdë, për t’iu përkushtuar pasioneve të tij.