Dani Alves e ka konsideruar Diego Maradonën si një shembull i keq, pas golit “Dora e Zotit”, të shënuar prej argjentinasit kundër Anglisë në vitin 1986, gjatë Kupës së Botës. Ish-ylli i përfaqësueses së Argjentinës, Maradona është i famshëm në mbarë botën dhe i titulluar si një prej futbollistëve më të mirë në të gjithë historinë, madje duke fituar edhe trofeun e Futbollisti i Shekullit të 20-të, të akorduar nga FIFA.
Por famëkeq në Angli, pasi eliminoi përfaqësuesen e Tre Luanëve nga Kupa e Botës 1986, kur ai përdori dorën për të mundur portierin Peter Shilton në dyluftim në ajër, duke dërguar topin në rrjetë. Mbrojtësi brazilian i Juventusit, Dani Alves, beson se Maradona nuk mund të krahasohet me yllin aktual të Argjentinës, Lionel Messi dhe është i bindur që karriera e tij do të jetë gjithmonë e damkosur nga mashtrimi.
“Ju dëshironi të krahasoni Messin me Maradonën? Nuk mund t’i krahasoni ata. Sa trofe “Topi i Artë” ka fituar Maradona? Unë nuk do të isha krenar të thoja se e fitova Kupën e Botës me një ‘Dorë të Zotit’. Nuk do të isha i aftë t’i shpjegoja tim biri se e fitova Kupën e Botës në këtë mënyrë, me të gjithë botën që flet për ‘Dorën e Zotit’. ‘Dora e Zotit’ na futi në kurth ne, duhet mbajtur ky qëndrim. Një sportist i tillë nuk mund të jetë një shembull i mirë për të rinjtë”, deklaori braziliani për TV ‘Canais Esporte Interativo’.





