Ish-ylli i Barcelona-s Dani Alves është martuar me të fejuarën Joana Sanz në fundjavë. Çifti ka preferuar të lidhë kurorë larg syve të publikut dhe ka zgjedhur ishullin spanjoll të Ibiza-s për këtë ngjarje të rëndësishme për ta. Alves i cili tani është një lojtar i lirë pas largimit nga Juventus-i e ka kremtuar me një cermoni të qetë dhe me pak të ftuar martesën e tij, por disa nga miqtë e pranishëm kanë postuar foto nga dita speciale e çiftit në Instagram.

Sanz, 23 vjeç shpesh është shfaqur në revistat e modës si “Elle” ndërsa ka qenë imazh i reklamave të firmave të njohura si Jimmy Choo. Në Instagram modelja numëron më shumë se 345 mijë fansa. Për sa i takon Alves, braziliani zgjodhi të largohej nga Juventus-i për të nisur një aventurë të re.

Destinacioni i ardhshëm i lojtarit pritet të jetë Manchester City i ish-trajnerit të tij te klubi katalanas Pep Guardiola. Me “Qytetarët” flitet se Alves ka një marrëveshje verbale për një bashkëpunim 2-vjeçar, por për ish-mbrojtësin bardhezi së fundi ka ardhur edhe një ofertë nga PSG.