Ish-futbollisti i Brazilit, Dani Alves vazhdon të qëndrojë pas hekruave që nga janari i këtij viti, pas arrestimit në Barcelonë.
Braziliani akuzohet se përdhunoi një vajzë të re në një prej klubeve të natës në Barcelonës në dhjetorin e vitit 2022.
Alves e mohoi akuzën fillimisht ndërsa më pas këmbënguli se marrëdhënia seksuale kishte ndodhur me marrëveshjen me vajzën.
Në këto ditë festive, mungesa e ish-yllit të Barcelonës ka derdhur lot në sytë e gruas së tij, e cila postoi në Instagram një foto duke qarë.
“Ndoshta do ta kaloj me pizhame duke qarë ose ndoshta do të vetëshkatërrohem me tekila në ndonjë festë”, shkruajti modelja braziliane që tha se zemra e saj është e plagosur dhe ajo nuk di si ta trajtoj atë.
40-vjeçarit iu refuzua lirimi me kusht në shkurt dhe në nëntor gjyqtari në Gjykatën Kombëtare të Spanjës deklaroi se do të zhvillohej një gjyq.
Tashmë është konfirmuar se gjyqi do të zhvillohet në datat 5, 6 dhe 7 shkurt.
Prokuroria e Barcelonës po kërkon një dënim me nëntë vjet burg për Alves. Ekipi mbrojtës i viktimës së dyshuar ka kërkuar një dënim me 12 vjet burg.
Zyra e Prokurorit gjithashtu kërkoi që ai t’i paguajë viktimës së supozuar 150,000 € si kompensim dhe që ai të qëndrojë një kilometra larg nga gruaja.
Mbrojtja e Alves ka kërkuar në disa raste që ai të lirohet me kusht, por Gjykata e Barcelonës nuk e ka pranuar këtë kërkesë.
Braziliani luante për skuadrën meksikane Pumas në momentin e arrestimit, pasi u largua nga Barcelona për herë të dytë në qershor 2022. Klubi meksikan më pas ndërpreu kontratën e tij.
Në dy periudha, Alves luajti 408 ndeshje për Barcelonën, duke fituar gjashtë herë La Ligën dhe 3 herë trofeun e Champions League.
Ai ishte gjithashtu pjesë e skuadrës së Brazilit për Kupën e Botës Katar 2022.





