Aktori Daniel Day- Lewis ka hyrë në histori pasi u bë i pari person që arrin të fitojë çmimin e aktorit më të mirë tre herë.

Ylli i lindur në Britani fitoi sivjet çmimin për rolin e tij në filmin “Lincoln”.

Filmi i Ben Affleck, “Argo”, arriti të shpallet si filmi më i mirë, duke mposhtur Spielberg me filmin “Lincoln”.

Sukses ka shënuar edhe filmi “Life of Pi”, që ka rrëmbyer katër çmime, përfshi dhe atë për regjisorin më të mirë, Ang Lee.

“Argo” mori tre çmime.

Filmi “Les Miserables” mori tre çmime, përfshi aktoren më të mirë në rol dytësor, Anne Hathaëay.

Nga dy çmime morën edhe “Django Unchained” dhe “Skyfall”.

Christoph Waltz korri sukses, duke marrë sërish një çmim Oscar për rol mbështetës në filmin “Django Unchained”.

Çmimi për filmin më të mirë të huaj shkoi për “Amour” në Austri.

Adele mori çmimin e kolonës zanore më të mirë në “Skyfall”.