Daniela Christiansson dhe i fejuari i saj futbollisti Maxi Lopez, festojnë 3 vjetorin e lidhjes së tyre. Nëse sulmuesi argjentinas i Torinos nuk është aq aktiv në rrjetet sociale sa për të mbajtur të informuar fansat mbi jetën e tij, e kundërta ndodh me modelen 25 vjeçare, e cila nuk nguron të ndajë me miqtë virtualë shumë momente romantike nga lidhja e tyre.

Kështu plot 46 mijë ndjekesit e saj në rrjetin social Instagram i kanë uruar çiftit shumë lumturi për këtë përvjetor.