Pas tërmetit që çoi në shkarkimin e trajnerit José Mourinho, tashmë është zgjedhur një zëvendësues te Roma: trajneri i ri i verdhekuqve është Daniele De Rossi.
Ish-kapiteni i Romës tashmë do të kujdeset për mbrojtësin e kombëtares, Marash Kumbullën, i cili është drejt riaftësimit pas dëmtimit të rënd që pësoi.
“AS Roma ka kënaqësinë të njoftojë se Daniele De Rossi është emëruar trajneri i ri i ekipit të parë deri më 30 qershor 2024 dhe do të bëjë debutimin e tij në pankinën tonë në ndeshjen e kampionatit ndaj Veronës pasditen e së shtunës në Olimpico”.
Pas 18 sezonesh si lojtar, De Rossi takohet me fatin e tij dhe merr detyrën e trajnerit të ekipit të tij të preferuar.
“Do të doja të falënderoja familjen Friedkin që më besoi përgjegjësinë e drejtimit teknik të Romës: nga ana ime nuk njoh rrugë tjetër përveç asaj të aplikimit, sakrificës së përditshme dhe nevojës për të dhënë gjithçka që kam brenda për të përballuar sfidat me të cilat përballemi nga tani deri në fund të sezonit” – deklaroi De Rossi në faqen zyrtare të Romës.
“Emocioni i të qenit në gjendje të ulemi në stolin tonë është i papërshkrueshëm, të gjithë e dinë se çfarë është Roma për mua, por puna na pret të gjithëve. Nuk kemi kohë, nuk kemi zgjidhje: të jemi konkurrues, të luftojmë për qëllimet tona dhe të përpiqemi për t’i arritur ato janë të vetmet prioritete që stafi im dhe unë i kemi dhënë vetes”, shtoi ish-kapiteni.
Ndërkohë José Mourinho u largua nga Trigoria pa bërë asnjë deklaratë, shumë duartrokitje nga rreth pesëdhjetë tifozë të cilëve u u tha: “Faleminderit për këto vite”.





