5 qershor 2015 –Vazhdon të flitet shumë për jetën private të Cristiano Ronaldos. E fundit në radhë ka qenë modelja kiliane e PlayBoy, Daniella Chavez, e cila pretendon se ka pasur marrëdhënie me yllin e Real Madrid në një kohë kur ky i fundit ishte në lidhje me Irina Shayk. Në një intervistë për revistën meksikane "Reforma", Daniella ka thënë se ka qenë me Ronaldon nëntorin e shkuar, kohë në të cilën edhe ka fjetur me portugezin, raporton Albeu.com.

"E kam takuar Cristianon në nëntor 2014, në Shtetet e Bashkuara. Ne kishim folur edhe më herët me anë të e-mailit dhe Skype-t. Unë isha në udhëtim pune dhe ai më propozoi të kalonim disa ditë bashkë. Ai më donte, por ideja ishte që të mos e tregonte atë. Unë doja vetëm të shkoja me të. E dua trupin e tij", ka thënë Chavez.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/