Drejtori i Përgjithshëm për politikat evropiane fqinjësi dhe negocimet e zgjerimit, Christian Danielsson ndodhet për një vizitë në Tiranë, ku do të ketë një tur takimesh me krerët më të lartë politikë rreth situatës së krijuar në vendin tonë.
Axhendën e takimeve, Danielsson e ka nisur me një takim me kryeministrin Rama në orën 09:30. Më pas në zyrat e delegacionit të BE ai ka pritur anëtarët e Këshillit të Emerimeve në Drejtësi.
Në një postim në twitter, zyrtari i lartë i BE-së përsëriti plotësisht mbështetjen për punën e tyre të pavarur dhe të paanshme.
"Implementimi i reformës së drejtësisë dhe ecja përpara është kyçe për progresin e Shqiërisë drejt BE", shkruan Danielsson.
Drejtori i Përgjithshëm për politikat evropiane fqinjësi dhe negocimet e zgjerimit do të presë në një takim dhe përfaqësues të opozitës. Më pas rreth orës 12:00 Danielsson do të zhvillojë edhe një deklaratë me gazetarët.
Kjo është vizita e dytë nga Brukseli, një javë më parë 7 eurodeputetë ishin në vendin tonë për situatën politike.





