TIRANE, 14 janar 2014 – Një  19- vjeçar shqiptar ka mundur te  arratiset nga salla e gjyqit në Danimarkë. Mediat daneze kane  publikuar lajmin  shoqëruar edhe me foton e shqiptarit. 

Ngjarja ka ndodhur ditën e hënë ku persona të tjerë të pranishëm në sallën e gjyqit kanë shtyrë një oficer, i cili ra përtokë dhe kjo favorizoi largimin e shqiptarit. Kjo deklarate u be nga  policia e Kopenhagenit  e cila tani është në kërkim të të burgosurit të arratisur, identifikuar si Lavdrim Ahmedi. 

Lavdrim Ahmedi është 19 vjeç, 174 centimetra i gjatë, sy kafe dhe flokë të zeza. Ai ishte i veshur me një këmishë të bardhë dhe pantallona të errëta në kohën e arratisë.