Një burrë është arrestuar ditën e sotme në Danimarkë, pasi një kërcënim me bombë u regjistrua në aeroportin Billund, i dyti më i madh në vend.
Sipas policisë aeroporti u evakuua dhe po qëndron i mbyllur edhe pas kërcënimit.
“Evakuimi u bë i plotë, çdo gjë shkoi mirë dhe udhëtarët ndoqën të gjitha udhëzimet tona”, tha inspektori i policisë Michael Weiss në një deklaratë.
Policia sqaroi se hetimet për incidentin janë duke vazhduar, duke shtuar se është e paqartë se kur do të rihapet aeroporti.