Lulzim Basha doli për herë të fundit nga selia e PD si kryetar i saj.
Ai është përpjekur të ruajë qetësinë e zakonshme, madje edhe duke buzëqeshur.
Basha përshëndeti edhe disa mbështetës që ndodheshin aty në atë moment.
Më pas ai ka mbledhur në një darke private dhe të fundit, të besuarit e tij, krerët e degëve të PD-së që edhe momentin e dorëheqjen e kundërshtuan.
Basha është fotografuar teksa u largua me këmbë nga selia blu në drejtim të një restoranti në “Rrugën e Elbasanit”.





