Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar sërish për darkën e ministrave të kabinetit Rama në një restorant në Dubai.

Kryedemokrati ka postuar në rrjetet e tij sociale një video në të cilën dallohen ministrat duke darkuar, por nga ana tjetër edhe situata aktuale e përmbytjeve në Shqipëri.

Basha shkruan në reagimin e tij se tashmë është koha që njerëzit të kenë një qeveri që mendon për ta dhe jo për veten e saj.

Postimi i Bashës:

Ndërkohë që vendi është nën ujë, mijëra familje po kalojnë dimrin e dytë në çadra, shqiptarët janë pa asnjë ndihmë përballë krizës ekonomike dhe shëndetësore, ministrat e Ramës shtrohen për shtatë palë qejfe në restorantin më të shtrenjtë në Dubai. Është koha të kemi një qeveri që kujdeset për njerëzit, dhe jo këtë që e ka mendjen vetëm për veten e saj.