Kryeministri Edi Rama ka mbledhur deputetët dhe drejtuesit e PS-së në qarqe në një darkë pune.
Mbledhja, e cila ka nisur që në orën 19:00 në zonën e ish-Bllokut tek ‘Vila 31’ apo siç njihet ndryshe si ish-vila e diktatorit Enver Hoxha.
Ndër të parët që kanë mbërritur në vilë ishin kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi dhe ministrat Klosi, Manastriliu dhe Çuçi.
Vila 31 është e rrethuar nga truprojat dhe mbledhja po zhvillohet nën masa të rrepta sigurie.





