Mbrëmjen e djeshme, kryeministri Edi Rama mblodhi ministrat dhe ambasadorët në Shqipëri, në një darkë fundviti në Elbasan.
Në fotot e publikuara shihet një tavolinë mjaft interesante me gra të politikës dhe bashkëshortja e kryeministri Edi Rama.
E pranishme ishte dhe ambasadorja Yuri Kim e cila së bashku me Lindën duket se e ndjekin me shumë kërshëri fjalimin e kryeministrit.
Kujtojmë se Rama i mblodhi ambasadorët në restorantin e biznesmenit Gjergj Luca.
Ky restorant është një nga vendet ku Rama më shpesh mbledh figura të njohura politike për takime pune apo dreka e darka.





