Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar në lidhje me darkën luksoze të ministrave të Edi Ramës në Dubai, ndërsa Shqipëria është nën ujë.
Sipas liderit të opozitës, ka ardhur koha për një qeveri që kujdeset për njerëzit, dhe jo këtë që e ka mendjen vetëm për veten e saj.
“Ndërkohë që vendi është nën ujë, mijëra familje po kalojnë dimrin e dytë në çadra, shqiptarët janë pa asnjë ndihmë përballë krizës ekonomike dhe shëndetësore, ministrat e Ramës shtrohen për shtatë palë qejfe në restorantin më të shtrenjtë në Dubai. Ka ardhur koha për një qeveri që kujdeset për njerëzit, dhe jo këtë që e ka mendjen vetëm për veten e saj”, thotë Basha.





